E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sigurimi nga COVID, 10 milionë lekë dëmshpërblim

Për herë të parë në Shqipëri ofrohet një siguracion për COVID 19, i cili të mbulon shpenzimet në rast se sëmuresh nga ky virus.

Kompania SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani në vend që e ofron këtë lloj siguracioni me një vlerë 10 mijë lekë të reja dhe nëse individi që ka blerë siguracionin sëmuret nga COVID 19 atij i mbulohen shpenzimet për medikamentet, përfiton pagesë ditore prej 2 mijë lekësh të reja në rast se vendos të kurohet në shtëpi dhe 3 mijë lekë të reja në ditë në rast se vendos të kurohet në spital.

Siguracioni për COVID 19 përmban edhe sigurimin e jetës në vlerë 1 milionë lekë të reja. Kjo vlerë përfitohet nga familjarët e personit që humb jetën si pasojë e COVID 19.

Rasti më i fundit, është familja e A. S. nga Elbasani, ku kryefamiljari i tyre fatkeqësisht nuk arriti ti mbijetojë luftës me COVID 19. Ai kishte blerë më herët siguracionin Anti-Covid dhe krahas rimbursimit të plotë të faturave mjekësore që i bëri kompania SIGAL, familjarëve të tij iu dorëzua edhe shuma e 10 milionë lekëve, si dëmshpërblim i parashikuar në kontratën e sigurimit, për humbjen e jetës së familjarit të tyre.

Shpenzimet për t’u kuruar nga COVID shkojnë deri në 150 mijë lekë të reja, ndërsa çmimi i këtij sigurimi është vetëm 10 mijë lekë. Prandaj ky siguracion është me përfitim për çdo qytetar, sepse më anë të tij mund të përballohen shpenzimet financiare për këdo që sëmuret nga COVID.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota