E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shitësi i flijave mbulon bustin e Skënderbeut në Gjilan

Njëherë ka ndodhur që të mbulohet busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut i vendosur në qendër të Tiranës, duke ngjallur irritim dhe reagime pafund në rrjetet sociale.

Nuk dihej nëse ka qenë thjeshtë një rastësi, prej ndonjë rikonstruksioni nga ana e bashkisë, apo ka qenë e qëllimshme, pas qëndrimeve të njohura nga ana e besimtarëve myslimanë për faljen e tyre përballë heroit kombëtar.

Por, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe sot në qytetin e Gjilanit.

Busti i heroit tonë, i cili është i vendosur në qendër të Gjilanit, u mbulua me mbulesë të zezë.

Kalimtarët pohojnë së një gjë të tillë e bëri shitësi i flijave.

“Derisa po kalonim me kerr udhës pranë selisë së kryetarit të komunës së Gjilanit, pamë se si njëri nga të rinjtë i cili po përgatiste tezgën ku duhej të shiste fli, me një mbulese (nuk e kemi të qartë se çfarë ishte saktësisht ajo), mbuloi bustin e Skënderbeut dhe e la ashtu, derisa ne pas një gjiro që bëmë dhe kur u kthyem andej, pamë se bustit ende i rrinte mbulesa mbi krye, pastaj intervenuam dhe ia hoqëm mbulesën”, pohojnë qytetarët, duke treguar tutje se nuk e dini nëse një gjë e tillë është bërë me qëllim apo thjeshtë nga moskujdesi.

Ata tutje konsiderojnë që sido që të jetë, ai gjest ndaj një figure legjendare kombëtare është i turpshëm dhe përplot jo respekt.

“Sidomos në këto kohëra kur është ngritë fushatë e të pafytyrëve kundër figurës së Gjergj Kastriotit, kjo gjë mund të merr konotacion të padëshirueshëm”, thonë qytetarët. (KultPlus.com).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota