E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA dënon sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, dënoi sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd dhe tha në llogarinë e saj në Twitter se ajo ishte e tronditur nga përdhosja e flamurit të Malit të Zi.

Ajo u bëri thirrje palëve për dialog.

“Jam e tronditur nga pamjet e përdhosjes së flamurit. Sulmi ndaj ambasadës malazeze është absolutisht i papranueshëm. Dallimet e mendimeve duhet të adresohen përmes dialogut, jo dhunës dhe vandalizmit”, tha Rising Reinke.

Disa tifozë serbë të futbollit, protestuan para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd më 26 dhjetor të vitit 2019.

Podgorica zyrtare e ftoi më pas në bisedë ambasadorin serb, Vladimir Bozhoviq.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, e quajti këtë ngjarje një sulm jo civilizues. Ai e quajti befasues qëndrimin e autoriteteve serbe për djegien e flamurit kombëtar të Malit të Zi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha më 3 janar se ai nuk është për t’u krenuar me djegien përmes mjeteve piroteknike të flamurit malazez, por se ambasada nuk u kërcënua, dhe askush nuk u përpoq të hynte në të.

Protesta para Ambasadës së Malit të Zi u mbajt për të kundërshtuar ligjin për fetë të cilin e ka miratuar parlamenti i Malit të Zi.

Ligji ka ngjallur tensione në Podgoricë dhe Beograd pasi ekzistojnë shqetësime se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi administrimin e pronave.

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, andaj planifikon të dërgojë ankesë në organizatat ndërkombëtare.

Zyrtarët malazezë kanë mohuar supozimin që kisha do të humbasë pronën që ka.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota