E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Serbia jep 3 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

Serbia ka ardhur në ndihmë të Ukrainës, duke dhuruar 3 milionë euro ndihmë për civilët.

Mediat serbe bëjnë me dije se kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç, ka marrë pjesë sot përmes një video-lidhjeje në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Ukrainën, e cila po mbahet në Poloni, në Varshavë.

Në fjalën e saj ajo ka theksuar se Serbia është e vetëdijshme për rëndësinë dhe nevojën për të ofruar ndihmë humanitare për civilët në situata konflikti, veçanërisht fëmijët,

prandaj është vendosur që ajo të sigurojë një donacion humanitar në vlerë prej 3 milionë euro për të ndihmuar fëmijët, si dhe personat e zhvendosur brenda dhe jashtë Ukrainës.

Ky donacion do të dërgohet përmes sistemit të OKB, nga të cilat 1.5 milionë përmes Fondit të OKB-së për Fëmijë (UNICEF) dhe 1,5 milion përmes Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët (UNHCR).

Kryeministrja Brnabiç tha se që nga fillimi i konfliktit, Serbia i ka kushtuar vëmendje të veçantë pasojave të popullatës civile, situatës së vështirë humanitare dhe rritjes së numrit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, duke shtuar se kushtet për dërgimin e ndihmave humanitare ndalimin e konfliktit.

Gjithashtu Brnabiç përkujtoi se Republika e Serbisë më 24 mars votoi për miratimin e Rezolutës për pasojat humanitare të agresionit kundër Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Gjithashtu, më 27 shkurt, Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi një vendim për ofrimin e ndihmës humanitare për popullatën e rrezikuar të Ukrainës dhe për herë të parë aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes së Përkohshme për personat e zhvendosur që vijnë nga ai vend.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota