E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Serbia dhe Maqedonia e Veriut per pikën kufitare Llojan- Miratoc

Ministri i Punëve të Jashtme te MV,  Bujar Osmani së bashku me homologun e tij nga Serbia Nikolla Selakoiviq, në kuadër të aktiviteteve ditore realizuan vizitë në lokacionin ku është paraparë të hapet pika e përbashkët kufitare mes dy vendeve, Llojan- Miratoc.

Ky projekt i cili është i rëndësishëm për banorët e kësaj ane, do të lehtësojë lëvizjen, komunikimin dhe zhvillimin rajonal.

Ky kalim kufitar do të shkurtojë udhëtimin e banorëve nga të dyja anët e kufirit të cilët edhe krahas afërsisë territoriale, aktualisht janë të detyruar të udhëtojnë dhjetëra kilometra deri tek pikat kufitare ekzistuese kufitare për të arrit tek të afërmit e tyre në anën tjetër të kufirit.

Marrëveshja për hapjen e kalimit kufitar Llojan – Miratoc është nënshkruar në dhjetor të vitit 2019, dhe tani në vijim e sipër janë harmonizimi i Protokollit për mënyrën e kryerjes së kontrolleve kufitare në kalimin e përbashkët kufitar, pas çka do të vijojnë aktivitetet e hapjes së kësaj pike kufitare.

Dy Ministrat shprehën gatishmërinë e tyre për angazhim intenziv të dy vendeve me qëllim të realizimit sa më të shpejtë të këtij projekti që reflekton frymën e iniciativës Ballkani i Hapur, për komunikim më të lehtësuar mes popujve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota