SERBI– Serbia nuk gjen qetësi pas masakrës në shkollën fillore ku një 14-vjeçar qëlloi për vdekje me armë zjarri tetë shokët e klasës dhe rojën e sigurisë si dhe plagosi disa të tjerë.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin. Raportohet se një vajzë e cila ka qenë nxënëse në shkollë private Ruđer Bošković në Beograd, ka goditur me thikë një nxënëse dhe një mësuese. Kjo e fundi u godit pasi u përpoq që të ndalonte sulmin.
Sipas mediave serbe dy të plagosurat janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se autorja e sulmit për të kryer aktin ka përdorur një thikë kuzhine.



