E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Scholz: Përpara në mënyrë aktive integrimi i Ballkanit Perëndimor

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në fjalimin e tij të parë në Konferencën e njohur të Sigurisë në Mynih i kushtoi vëmendje të posaçme edhe Ballkanit Perëndimor.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kancelari gjerman, Olaf Scholz në fjalimin e tij të shtunën, ku në qendër ishin tensionet aktuale me Rusinë, foli edhe për stadin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Ai kërkoi më shumë përpjekje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “Nuk mjafton që të përmendim perspektivën e zgjerimit për këtë rajon si qëllim strategjik”, tha Olf Scholz, “por duhet ta çojmë përpara atë në mënyrë aktive”.

“Dhe kur flas për Bashkimin Europian atëherë i përfshij edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Scholz. Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi nga “zhvendosjet gjeopolitike të pushtetit”, që mund ta lenë BE mbrapa. “Ne europianët do të ruajmë aftësinë tonë vepruese, autonominë tonë vendimmarrëse vetëm atëherë kur ta bashkojmë vullnetin tonë dhe aftësitë tona në Bashkimin Europian”, tha Scholz. Për kancelarin gjerman, “BE është kuadri ynë veprues, shansi ynë të mbesim fuqi mes fuqive. Për këtë bëhet fjalë, kur flasim për sovranitet europian.”

Bisedimet për hapjen e negociateve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut ecin shumë ngadalë përpara, ndërkohë që vende të tjera si Kosova apo Bosnje-Hercegovina kanë ngecur në rrugën e integrimit në BE. Asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka momentalisht një perspektivë të qartë kohore për anëtarësim edhe për shkak të rezervave brenda vendeve të BE. / DW/ (la/ag).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota