Një letër e priftit serb, Sava Janjiq, ka arritur ne zyrat e korit diplomatik në Kosovë, ku kërkohet pengimi i shtrimit të rrugës Deçan – Plavë, projekt i Qeverisë se Republikës së Kosovës.Sipas të dhënave të konfirmuara nga burime ndërkombëtare, nesër përfaqësues të disa ambasadave do të shkojnë në Deçan për ta dëgjuar vërejtjen e Sava Janjiq, i cili edhe kësaj radhe tregoi fytyrën e moçme të Kishës Ortodokse Serbe.
RTK ka siguruar videon, ku Janjiq shihet duke e bekuar në qendër të Prishtinës kriminelin serb të tri luftërave në ish-Jugosllavi, Zhelko Razhnjatoviq, i njohur si Arkan.
Kisha serbe njihet që ka ndikim të madh në politikën serbe.



