E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SABIT BYTYÇI NË AMERIKË, DËRGON VAJ PËR RRETH 1 MIJË FAMILJE, NË TROPOJË

1.

Edhe kjo kohë pandemike, e fatkeqësisë natyrore “Covid-19”, i ka dëshmue edhe një herë tjetër atdhetarët e humanistët e vërtetë, si shqiptaro-amerikani i njohur Sabit Bytyçi në Nju Xhersi – kryetari i Këshillit të Federatës PanShqiptare “Vatra” në Amerikë,  donatori i sotëm me 3 mijë litra vaj për rreth 1 mijë familje ma në nevojë në Tropojë, në vendlindjen e tij.

Kjo është e dyta dërgesë humanitare e Shqiptarëve të Amerikës për Tropojën e tyre, pas asaj shembulldhënës të biznesmenit humanist Harry Bajraktari, personalitet i shquar shqiptaro-amerikan (me origjinë të hershme tropojane, nga Geghyseni- “Nderi i Kombit”) me 25 tonë miell për 1 mijë familje.

Këto ndihma ma shumë se vlerën e tyre monetare e gjendjen përkrah në këtë fatkeqësi natyrore globale, sjellin e përcjellin dhe një mesazh të madh që vjen nga Amerika- mike e aleatja ma e madhe e shqiptarëve, që bijtë e saj në brezni genetike e të larguem me dekada e shekuj, në mbi 7 mijë km. largësi tokësore e oqeanike, në kontinent tjetër, mendojnë e ndihmojnë në kohë e raste të ndryshme vendlindjen e tyre e të të parëve të tyre.

2.

Shqiptaro-amerikani Sabit Bytyçi (Bitici), donatori i 16 prillit 2020, me 3 mijë litra vaj për rreth 1 mijë familje ma në nevojë në Tropojë, është nga Veliqi i fisit e i krahinës së sojshme të Bytyçit, djali i tretë i një burri të fismë e zemërmadh- i të ndjerit Adullah Avdia, është një nga “Katër Vllaznit Bytyçi” në Amerikë, janë të shquar për atdhetari kombëtare e bujari shqiptare, të mirënjohur në komunitetin shqiptaro-amerikan, në Rajonin Ballkanik Shqiptar. Dr. Ibrahim Rugova i cilësonte Vllaznit Bytyçi, si “miqtë e mirë të Kosovës” (1991), dr. Sali Berisha si “një krenari shqiptare…”( 2017), Azem Hajdari thoshte shpesh “janë si shqiptarët e mëdhenj të Lidhjes së Prizrenit”, etj.

Sabit Bytyçi është një shqiptar me tradita e vlera të larta njerëzore, një vatran i kahershëm dhe i gjithkohshëm, që për aktivitetin e kontributet e tij me devotshmëri vatrane e zgjodhen  tani  së vonit në detyrën e lartë të Kryetarit të Këshillit të Federatës PanShqiptare “Vatra”.

Sabit Bytyçi, prej nga dekada ’80-’90 e shek. Kaluar,  njihet  e çmohet si një ndër miqtë e mirë të Presidentëve Shqiptarë dr. Rugova e dr. Berisha dhe i personaliteteve të tjera shqiptare në Amerikë e në Rajonin Ballkanik Shqiptar.

Sabit Bytyçi, ndër vite e dekada, i ka miq të afërt disa senatorë e kongresmenë amerikanë, shumë zyrtarë të lartë të DASH, etj. tek të cilët, sëbashku me miqtë e tij shqiptaro-amerikanë, kanë lobuar mirë e shumë për Kosovën, për Shqipërinë, etj.

Familja e atdhetarit e biznesmenit humanist mbi 70 vjeçar, Sabit Bytyçi në Nju Xhersi të Amerikës, sëbashku me bashkëshorten e tij, Hatixhe Bytyçi, me dy djemtë Ilirin e Mentorin e vajzën Doruntina, kanë dhanë në vazhdimësi dituni, kohë e pasuni të tyne monetare e materiale për kombin shqiptar,  për çështjen kombëtare shqiptare, për kulturën, letërsinë, artin e shtypin shqiptar, etj., shpesh herë dhe për vendlindjen, siç është dhe ky donacioni ma i fundit me 3 mijë litra vaj për rreth 1 mijë familje ma në nevojë në Bashkinë e Tropojës, në këtë fatkeqësi natyrore “Covid-19”.

Ramiz LUSHAJ

http://limit.al/wp-content/uploads/2020/04/VID-20200416-WA0004-1.mp4

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota