E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sa më shumë regjistroheni aq më të fuqishëm bëheni – Nga Genc PRELVUKAJ

Këngëtari Genc Prevlukaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje diasporës shqiptare të RMV-së për regjistrim masiv.

Të dashur shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, që jetoni jashtë vendit

Regjistrimi i popullsisë është procesi më i rëndësishëm politik për bashkësinë tonë etnike që jeton në shtetin e tretë më të madh në Ballkan sa i përket shqiptarëve autoktonë.

Pjesmarrja masive në regjistrim, jo vetëm që mbron interesat politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore tuaja përbrenda Maqedonisë së Veriut, por fuqizon rrënjësisht pozitën e shqiptarëve si komb brenda gjithë rajonit, në secilin rrafsh të mundshëm.

Secila votë e juaja ka rëndësi. Sa më shumë të regjistroheni aq më shumë fuqi do të kenë shqiptarët brenda shtetit tuaj. Etnia jonë atje, që nga Kumanova deri në Manastir, në më shumë se njëqind vite është shtypur e nëpërkëmbur. Regjistrimi masiv i shqiptarëve është një ndër armët më fisnike që mund ti ngrihni kundër.

Ne shqiptarët tjerë i kemi drejtuar syte nga ju.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota