E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare e Presidenti i saj Nazar Mehmeti përcjellin urimet për institucionet e reja të Kosovës

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare i shtrirë në 25 shtete të botës e me qendër kryesore në SHBA, dhe Presidenti i saj, z.Nazar Mehmeti, e uron Kosovën për themelimin e institucioneve të saj pas Zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Ky urim shkon për Z. Albin Kurti, me rastin e zgjedhjes së Tij –Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së tij të re “Kurti 2”.

Ky urim i përcillet dhe Znj. Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Ky urim i drejtohet dhe Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare e Presidenti i saj z. Nazar Mehmeti shprehin besimin e plotë se institucionet e reja të Kosovës, do të punojnë të përkushtuar për shtetësinë e Kosovës, integrimet euro–atlantike të saj, zhvillimin në nivele të reja të ekonomisë e kulturës, sigurisë e mbrojtjes, të shëndetësisë e arsimit në Kosovë, për rritjen e klimës së mirë për bizneset e investimet e Diasporës në Kosovë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota