E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rajoni i Puglia-s bonus me para për ata që martohen këtë vit

Ndihmë konkrete për ata që vendosin të shqiptojnë fatin “po”. Rajoni i Puglia-s, ka vendosur të vërë në dispozicion një bonus prej 1.500 eurosh për çifte që vendosin të martohen në vitin 2020. Bonusi u aktivizua nga 1 Korriku dhe mund të kërkohet deri më 31 Dhjetor 2020.

Michele Emiliano, guvernatori i Puglia-s me një mesazh video të publikuar në Facebook dha lajmin për mbërritjen e bonusit për dasmat.

“Për të gjithë çiftet që janë martuar në këtë periudhë të vështirë dhe të cilët do të martohen deri në fund të vitit, ne kemi botuar njoftimin e Bonusit të Martesës. Është një sasi e vogël, por e dobishme për të qetësuar vështirësitë e momentit”.

Kontributi mund të kërkohet nga çifte që janë martuar pas 1 Korrikut. Iniciativa e Rajonit, së bashku me Puglia Promotion, synon të ndihmojë të gjithë sektorin e dasmave, të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Shuma mund të përdoret për shpenzimet e dasmave, të tilla si marrja me qira e dhomave të pritjes, luleshitës, restorante, etj. Në vitin 2019, sektori i dasmave lëvizi rreth një miliardë euro. Këtë vit shifra do të ulet ndjeshëm për shkak të Covid.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota