E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Qytetarëve shqiptarë t’u rikthehet liria e lëvizjes Shqipëri -Kosovë

Nga Isuf ÇELAJ – deputet i Qarkut të Kukësit

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes në kufi të qytetarëve të Shqipërisë që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid, është një vendim i nxituardhe që duhet riparë urgjentisht. Kjo masë e qeverisëKurti, është një masë që penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdokomunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare tëQafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë(Kukës). Që prej momentit të hyrjes në fuqi të këtijvendimi, qytetarët e këtyre zonave dhe në kushtet e motit të keq, janë bllokuar nëpër pika doganore dhenuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.

Kjo masë është e ekzagjeruar, duke pasur parasyshse proçesi vaksinimit në Shqipëri është ende tek faza e marrjes së dy dozave dhe vetëm një pakicë e qytetarëve, kontingjent risku (të sëmurë kronik dhe tëmoshuar), kanë marrë 3 doza. Sipas informacioneve qëkam as në Kosovë ky proçes nuk është më i avancuar, por qytetarët e Kosovës po lejohen normalisht të hyjnënë Shqipëri me 2 apo edhe me test PCR.

Ndaj si deputet i Qarkut Kukës, i cili është edhe qarku me nivelin më të lart të varfërisë në vend, solidarizohem me reagimin e drejtë të qytetarëve tëKukësit, Hasit e Tropojës, dhe i bëj apel qeverisë sëKosovës, të rishqyrtojë këtë vendim dhe të heqëbarrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve. I bëjapel edhe qeverisë në Tiranë që të reagojë e të vendosëkontakte me Prishtinën që qytetarëve shqiptarë t’urikthehet liria e lëvizjes Shqipëri – Kosovë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota