E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Qipro akuzon Turqinë për rritjen e numrit të azilkërkuesve

Qiproja akuzoi Turqinë për krijimin e një rruge të re për migrantët, e cila ka ngarkuar këtë vend me përqindjen më të lartë të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.

Në muajt e fundit, Qipro është përballur me rritje të numrit të azilkërkuesve. Ky vend është anëtar i Bashkimit Evropian që nga viti 2004.

“Turqia është origjina e shumicës së flukseve të azilkërkuesve. Ky vend nuk po arrin të zbatojë të gjitha marrëveshjet në lidhje me migrimin drejt Qipros”, tha Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme e Qipros, në një deklaratë të përbashkët, raporton AFP.

Deklarata i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare të ndihmojnë vendin për të ndaluar flukset e paligjshme të migrantëve dhe për të siguruar kthimet e ligjshme.

Rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë gjenden në Turqi.

Në vitin 2016, Bashkimi Evropian arriti marrëveshje me Turqinë për ndaljen e rrjedhës së migrantëve në Evropë. Ankaraja kishte marrë përsipër të pranonte përsëri migrantët që nuk kishin të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare, në këmbim të miliarda eurove ndihmë.

BE-ja në dhjetor të vitit 2020 tha se i kishte ndarë Turqisë gjashtë miliardë euro të premtuara në vitin 2016. Paratë e BE-së janë caktuar për projekte të veçanta sociale brenda Turqisë për të ndihmuar refugjatët dhe ato nuk do t’i paguhen drejtpërdrejt qeverisë turke./ REL

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota