– Sot, 21 vjet ma pare, 21 refugjate të pafajshem nga Kosova ranë nën breshërite e plumbave të forcave militare e paramilitre serbo- malazeze, në Husaj të Rozhajës –
Edhe pas dymbëdhjetë viteve të pavarësisë së Republikës së Kosovës, asnjë kyeminister e as ministër i drejtësisë deri më tani nuk ka kërkuar nga qeveria e Malit të Zi që të zbardhet rasti i vrasjes së refugjatëve nga Kosova në teritorin e Malit të Zi në pranveren e vitit 1999. Shteti i Kosovës duhet të jetë këmbëngules në këtkimin e drejtëdisë për qytetarët e vet. Zyrtarë kosovarë duhet të kërkojnë nga shteti i Malit të Zi zbardhjen e këti krimi dhe vendosjen e drejtësisë, krim ky i cili është në kundërshtim më çdo ligj lufte dhe konvente për të drejtat e refugjatëve. Familjaret e të vrarëve presin nga ministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu të marrin hapa konkret dhe këtë çeshtje ta paraqesin si prioritet në marrëdhënjet ndershterore mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Kanë kaluar njëzet e një vite të plota nga vrasja e refugjatëve shqiptar nga Kosova në teritorin e Mali të Zi nga forcat militare e paramilitare serbo- malazeze. Gjatë petiudhës kohore mars – qershor e deri në tërheqjen e plotë forcave ushtarake serbo- malazeze nga Malësia e Rozhajës u vranë dy fëmijë, dy gra të moshuara, pleq por edhe të rinjë që e çojë numrin të vrarëve e të masakruarve e të karbonizuarve në 21 persona dhe janë plagosur rënd dhjetra civil të tjerë refugjatë por edhe banor të fshatit Husaj , shtetas të Malit të Zi. Nga ajo kohë rezulton ende i zhdukur trupi i pajetë i Sadik Ramçajt nga Vrella e Istogut. Jo vetem ky i zhdukur, por dyshohet se nga turturat në burgjet e improvizuara të ushtrise serbo – malazeze në Andrijevicë janë likuiduar dhe zhdukur persona të tjerë që kurr nuk u hulumtua e as u zbulua ky krimi i organizuar nga forcat paramilitare e militare serbo- malazeze.
Që 16 vite , por edhe me nderprerje, në bashkëpunim me Komiteti Malazias të Juristëve për Mbrojtjen e të Drejtave dhe lirive të Njeriut, më 18 maj të vitit 2005 ngriti një Kallëzim penal për krimet e bëra mbi civilët kosovar të nënshkruar nga avokati i mirënjohur Velia Muriq, kryetar i këtij asociacioni dhe përfaqësuesi i KMLDNJ në Pejë avokati Zenel Mekaj. Këtë Kallëzim Penal avokatet në fjalë ia dorëzuan edhe Tribunalit të Hagës, gjegjësisht hulumtuesit të këssj gjykate nderkombëtare Z. Roel Versonnen në Beograd. Nderkaq me 30 korrik 2008 Prokuroria Supreme Shtetërore e Malit të Zi ngriti një Aktakuz me propozim për caktimin e paraburgimit të 8 pjesëtarëve të Batalionit të I të Brigadës së III të motorizuar të Korpusit të Podgoricës të armatës së II të Ushtrisë Jugosllave. Nga kjo datë kanë vazhduar dëgjimet e dëshmitarëve në Gjykatat thelelore në Rozhajë, Bjell Pole dhe në Gjykatën e Lartë në Podgoricë si dhe në Gjykatën e Apelit në Podgoricë. Të gjitha faktet dhe dëshmit jo vetem të shqiptarëve por edhe të zyrtarëve shtetetor të Malit të Zi janë hedhur poshtë nga organët e “drejtëdisë” në Malin e Zi.




