SERBI– Zërat se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar në spital janë përforcuar edhe më shumë mëngjesin e sotëm.
Siç raportojnë mediat serbe duke iu referuar postime të bëra gjatë natës së mbrëmshme nga simpatizantë të opozitës lideri serb ka përfunduar urgjentisht në VMA dhe shtojnë se kjo ka ndodhur “hera e dytë brenda njëzet ditësh”.
Ndërkohë ajo që i përforcon këto dyshime është një postim që djali i Vuçiç, Danilo Vuçiç ka bërë në rrjetet sociale.



