E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç: Nuk e përballojmë dot një luftë me Kosovën!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi sot pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do ta përballonte dot një luftë të re, ndaj kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ajo duhet të angazhohet për bisedime.

Lajmin në fjalë e përcolli B92, ku raportohet se Vucicit i është kërkuar të komentojë deklaratën e Richard Grenell-it, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, sipas të cilit është lajm i rremë se SHBA-ja ka një plan për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së Kosovës duke përfshirë shkëmbimin e territoreve.

Vucic u përgjigj se vazhdimisht e ka përsëritur se këto janë gjëra që kërkojnë bisedime.

“Sa herë të ketë fuqi të mëdha perëndimore, të cilat ndërhyjnë, të gjithë do të kërkojnë gjysmën e Serbisë. Puna e jonë është që kësaj t’i kundërvihemi”, është shprehur ai.

Ndërkohë, pyetja vazhdoi se “nëse mund ta marrë me mend situatën pa bisedime, në favor të mbijetesës së popullit në Kosovë, cila do të ishte alternativa?” Presidenti serb dha një përgjigje të qartë:

“Vetëm lufta është alternativë, dhe ne këtë, nuk e duam”, duke shtuar se Serbisë nuk i nevojiten konflikte. “ Ajo që na duhet janë dekada paqeje, luftës nuk do t’i mbijetonim. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë e të Dytë Botërore, luftërave të viteve të nëntëdhjeta… këtë nuk do ta përballonim dot. Kemi nevojë për politikë të mençur”, citohet të ketë thënë Vucic.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota