E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

​POSTA E KOSOVËS PA PUSHTET NË POSTA E GJAKOVËS ​​​ ​​​​- Nga Ramiz LUSHAJ

“Gazeta e Alpeve“. Nr. 46 (e 16-31 majit 2021), e vetmja gazetë shqiptare (print/e shtypur) që shpërndahet edhe në Republikën e Kosovës, me sa duket deri të hanen nuk do të shkojnë në pikat e shitjes së saj në qytetin e Gjakovës, ndonëse Posta e Gjakovës me dy pikat e shitjes së shtypit (tek Stacioni i Autobuzave) është vetëm 200 m. largësi (!)

Të vendos përballë pikëpyetjeve enigmatike fakti se “Gazeta e Alpeve”, abonimet e saj, shpërndahen me zarfa postare në disa adresa në Gjakovë, si në lagjen “Dardania”(Piskot), në Skivjan e Ponashec…, po ende nuk e çojnë gazetën në pikat e shitjes në qytetin e Gjakovës. Përkundrazi, do ta vonojnë deri në 5 ditë (!)

“Gazeta e Alpeve”, abonime e në shitje të lirë, ka shkuar dhe në kioskat e shtypit të Decanit të rajonit të Gjakoves, si dhe në Rajonin e Pejës, por dhe deri në Gjilan e Mitrovicë, ndërsa nuk dërgohet në pikat e shitjes së shtypit në qytetin e Gjakovës(!)

“Gazeta e Alpeve”. Nr. 40-41, e 1-15 marsit 2021, ende nuk ka mbrri në pikat e shitjes ne Gjakove, as në diten e sotme, me 9 mars, ora 14.00, nderkohe qe eshte shperndare ne te gjithe Kosoven, ndersa nga Peja njoftojne se eshte shitur i gjithe kontigjenti i gazetes dhe i mbrrini dhe kontigjenti i dyte/shtese i gazetave.

Kjo nuk është hera e parë dhe as e vetme që Posta e Gjakovës manifeston sjellje të tilla në kryerjen e detyrave të saj, pasi ka pasë të tilla raste edhe vitin e kaluar, për të cilat është njoftuar tre herë dhe Posta e Kosovës në Prishtinë. “Gazeta e Alpeve” e 15 dhjetorit 2020 u dorëzua rreth dy muaj me vonesë (me 10 shkurt 2021) në një pikë  shitje (!)“Gazeta e Alpeve”, Nr. 40-41, e 1-15 marsit 2021, nga Posta e Gjakovës, shpërndahet me 10 ditë vonesë (!)

Për këto raste e të tjera nga Posta e Gjakovës është vu në dijeni dhe Posta e Kosovës në Prishtinë, por fakti që ka përseritje të rasteve tregon se pushteti i Postës së Kosovës mungon në Posta e Gjakovës.

Administratori e Bordi i Posta e Gjakovës si e lejojne një gjendje të tillë, vonesa të tilla të shpërndarjes së shtypit në Gjakovë. Apo, ndoshta, Qeveria, Kuvendi e Presidenca e Kosovës ka ardhur koha të mendojnë për një Administrator të ri, për një Bord të ri të Posta e Kosovës?!!!

“Gazeta e Alpeve” po ecën drejt përgaditjes së një ankese zyrtare për Posta e Kosovës, lidhur me qëndrime e veprime të tilla bojkotuese e nënvleftësuese në shpërndarjen e postës (shtypit në shitje të lirë) në qytetin e Gjakovës e gjetkë, për faktin se Posta e Gjakovës është një shembull i keq i Kosovës dhe Posta e Kosovës në Prishtinë nuk po e kryen detyrën e saj të pushtetshme në Postën e Gjakovës.

E dielë, 22 maj 2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota