E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Plani dhe harta për ndarjen e Maqedonisë

DY TË TRETAT DO T’I TAKONIN SHQIPËRISË DHE NJË E TRETA BULLGARISË

Zvonimit Trajkovic, këshilltar i diktatorit Sllobodan Milosheviq dhe të dënuarit për krime lufte Radovan Karaxhiq, në një intervistë për emisioni në “Vo Centar” tregon një plan për ndarjen e Maqedonisë.

Sipas kësaj harte dhe plani Maqedonija do të ndahej në dy pjesë, dy të tretat do ti takonin Shqipërisë, ndërsa një e treta Bullgarisë.

Trajkovic thotë se, thirret në burimet e shërbimit sekret gjerman. Këshilltari i Milosheviqit tregon një takim mes lordit David Oven dhe diktatorit Sllobodan Milosheviq, të realizuar në vitin 1996.

Ai thotë se, Lordi Oven e ka pyetur Milosheviqin se deri kur do të egzistoj Maqedonia, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se ky shtet do të mbijetoj më së shumti 10 deri në 15 vite.

Ai ka theksuar se i keni dhënë shumë, duke lënë të kuptohen se Maqedonia nuk do të mbijetoj kaq gjatë si shtet.

Trajkovic thotë se, lufta e vitit 2001 kishte plan për ndarjen e Maqedonisë.

Të njëjtën e pohon dhe politikani veteran Stojan Andov, i cili thekson se UCK-ja në 5 komunikatat e para tregonte edhe kufijtë se ku shtrihet territori shqiptarë në Maqedoni, kufij që sipas tij përputheshin me hartën e lartëpërmendur. Sipas tij, në këtë kohë edhe ishte hapur debati për ndërrimin e kufijve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota