E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Përmbytjet në Greqi, dëmet e shkaktuara vlerësohen deri në 5 miliardë Euro

Greqia po përllogarit dëmet e shkaktuara nga përmbytjet shkatërruese që goditën pjesën qendrore të vendit për shkak të stuhisë Daniel në fillim të shtatorit. Ekspertët vlerësojnë se kjo mund t’i kushtojë ekonomisë greke deri në pesë miliardë, raporton BBC.

Në zonën e Thesalisë, përmbytjet shkatërruan të mbjella të tëra dhe një numër i madh bagëtish u mbytën. Thesalia është një nga rajonet kryesore bujqësore të vendit dhe ka frikë për ndikimin në prodhimin e ushqimit.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kishte premtuar ndihmë të shpejtë për viktimat e përmbytjeve. Duke folur menjëherë pas katastrofës, ai tha se Greqia kishte “aftësitë financiare dhe mekanizmin për ndihmë të shpejtë”, në mënyrë që njerëzit të mund të “rifillonin jetën e tyre, të riparonin shtëpitë e tyre… dhe të operonin përsëri bizneset e tyre.”

Thesalia, një zonë e pasur pjellore, shpesh quhet shporta e bukës së Greqisë. Spiros Kintzios, rektori i Universitetit Bujqësor të Greqisë, tha se ajo përfaqëson rreth 20% të tokës bujqësore të vendit dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për kulturat greke të pambukut.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota