
Presidenti i Kosovës, përmes një komenti në twitter ka komentuar deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel, lidhur me ndryshimet e kufijve në Ballkan.
“E përshëndes deklaratën e Kancelares Angela Merkel rreth pacenueshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Krejt çka mbetet të bëhet është që shumica e vendeve të bashkimit Europian t’i bindin pesë vendetmosnjohëse dhe Serbinë që ta njohin Kosovën me kufijtë që i ka. Sa më shpejt që të arrihet kjo, aq më mirë për rajonin”, shkruan Thaçi, përcjellë “Bota sot”.
I salute the statement by Chancellor Merkel on inviolability of the borders in W Balkans. All that remains to be done is for majority of EU members to convince 5 of the EU nonrecognizers & #Serbia to recognise #Kosovo within these borders. Sooner it happens better for the region.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 14, 2018
Reagimi i Thaçit, vjen vetëm pak minuta pasi edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq iu kundërpërgjigj Merkelit, ku sipas tij, për Merkel, Kosova është temë e mbyllur.



