E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor: BE-ja duhet të shtyjë planet për zgjerim në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Bashkimi Evropian është dobësuar me daljen e Britanisë së Madhe nga blloku dhe ndoshta do të duhet të shtyjë planet për zgjerimin në Ballkanin Perendimor, ka thënë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Siç njofton gazeta britanike “Express”, Pahor theksoi se BE-ja, në gjendjen e tanishme, nuk mundet që të pranojë Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë si anëtare të reja.

“Një Bashkim Evropian i dobët nuk mund të zgjerohet në Ballkanin Perendimor” ka thënë Pahor në forumin e Bledit.

Sipas presidentit slloven, gjithçka është e ndërlidhur dhe se Bashkimi Evropian po kalon në një periudhë të vështirë në të cilën duhet të ndërmarrë vendime.

Siç thekson gazeta britanike, Bashkimi Evropian ka premtuar perspektivë për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor të cilat duhet të përmbushin kritere të ashpra për të qenë pjesë e bllokut.

Negociatat për anëtarësim tashmë kanë filluar me Serbinë dhe Malin e Zi dhe se flitet që 2025 ështe data kur këto vende mund të jenë anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.

BE-ja shpreson se deri atëherë, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova do të jenë në rrugë të mirë për anëtarsim.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota