E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nga sot Turqia merr komandën e NATO-s

Ushtria Turke do të marrë Komandën e Forcës së Gatishmërisë së Lartë të Aleancës.

Lajmi bëhet i ditur në një njoftim të shpërndarë në faqen zyrtare të NATO-s.

Menjëherë ky shtet do të vendosë mijëra ushtarë në gatishmëri. Turqia e merr përsipër drejtimin e kësaj force nga Polonia thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkaq mësohet se vendimi do hyjë në fuqi sot, në 1 janar 2021.

NATO ka vlerësuar “investimet thelbësore” të Turqisë për njësinë e Aleancës, “veçanërisht në planifikimin e kërkesave logjistike dhe municionit”. Sipas NATO-s modelet më të fundit të automjeteve turke të armatosura dhe raketave antitank janë caktuar për drejtimin turk të kësaj komande.

Në këtë komandë, e cila është pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të shërbejnë afërsisht 4 200 trupa nën Komandën e Brigadës së 66-të të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë dhe gjithsej 6 400 ushtarë, përfshirë njësi nga Shqipëria, Hungaria, Italia, Letonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, BM dhe SHBA.

Kjo komandë gatishmërie u themelua në vitin 2014 në një samit të NATO-s në Britani, në përgjigje të ndryshimit të mjedisit të sigurisë, të tilla si aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ukrainë dhe trazirat në Lindjen e Mesme.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota