E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

New York Times e ‘nxiu’, Vuçiç ‘shfajësohet’ dhe ‘pason topin’: Tekst i porositur. Është shkruar në Serbi

SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar këtë të martë pas artikullit të New York Times, i cili e shfaqte si një president me lidhje me bandat e krimit të organizuar me të cilat erdhi dhe qëndron në pushtet. Përgjigjen NYT ia dha në një intervistë për median proveqeveritare ”Happy”. Ai tha se koha e publikimit të artikullit nuk ishte zgjedhur rastësisht.

Aleksandër Vuçiç: Teksti i pakuptimtë në Neë York Times është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi). Nuk e ka shkruar atë njëfarë amerikani, gazetar i lirë, që e kanë gjetur diku. Në tekst janë të gjitha gënjeshtrat që i kanë publikuar këtu për ta fshehur bashkëpunimin e tyre me klanin e Belivukut. E kam kuptuar kohën kur është publikuar teksti, dhe atë pikërisht në kohën e bisedimeve (me Kosovën) në Bruksel, për të dërguar mesazhin e qartë, sepse unë e di si punojnë ata, CIA po bëhet gati, CIA të sheh dhe nëse nuk je i mirë dhe i dëgjueshëm, ky është vetëm fillimi. Përgjigjja ime është se kam kuptuar mesazhin. Nuk jam frikësuar, nuk jam i magjepsur me marrëzitë që i keni shkruar. Dhe fare nuk ju kam frikë. Do të luftoj për vendin tim. Vazhdoni të gënjeni me gënjeshtarët vendas, me bashkëpunëtorët e kriminelëve. Ishte aty edhe Boris Tadiç (ish presidenti serb) turp të ketë.

Ndërkohë partitë opozitare dhe disa grupe të të drejtave të njeriut akuzojnë presidentin Aleksandër Vuçiç dhe Partinë e tij Përparimtare Serbe në pushtet për autokraci, shtypje të lirisë së medias, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Vuçiç nga ana tjetër i mohon akuzat e tilla ndërsa vendi ecën në vijën e ngushtë ndërmjet aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta ne Rusinë.

Kujtojmë që Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Moskës për pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota