E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nëse lejohet përdorimi i dinarit Serb në Kosovë, edhe Leku Shqiptarë, do duhej të lejohet në Luginë të Preshevës

Nga Refik HASANI 

Banka Qendrore e Kosovës, e ka miratuar një Rregullore, me të cilën përcakton se e vetmja valutë e vlefshme për pagesë nga data 1 shkurt, do të jetë valuta në €uro.

Pakica Serbe në Kosovë, që nga hyrja e forca të NATO-s, duke përfshi edhe pas shpallje së Pavarësisë së Kosovës, nga data 17 shkurt 2008, ka vazhduar përdorimin e valutës së dinarit Serb në Kosovë.

Realizimi i transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin Kombëtarë të pagesave në Republikën e Kosovës është në €uro, paralel me këtë ka vazhduar si mjetë i pagesave edhe përdorimin i valutës së dinarit Serb në Kosovë në lokalitete të pakicës Serbë.  Realizimi i transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin të pagesave në Republikën e Kosovës, edhe në dinarin Serb.

Kosovës  në mënyrë informale i ka sjellur  dëme financiare të jashtëzakonshme, pasi  Kosova nuk ka patur një kontrollë të qarkullimit të parasë dhe dëmet që i jan shkaktuar zhvillimit të ekonomisë nga zbatimi i një valute të huaj,duke i dhën krah zhvillimit të kriminalitetit, e dukurive tjera që ndërlidhen.

Republika e Kosovës, nuk ka patur informacione se sa para jan futur nga Serbia në Kosovë. Funksionimi i sistemit bankar të Serbisë, e ku përmes tyre ka funsionuar valuta e dinarit Serb.    Përveqë ligjeve të Kosovës, do të duhej të zbatohen gjithë legjilacioni që nënkupton edhe përdorimi i valutës  së €uros,

Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit Serb në Kosovë, është dashur të rekomandoj Fondi Monetar Ndërkombëtarë,që me rastin e shpalljes së Pavarërsisë së Kosovës.  

Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit Serb në Kosovë, është dashur të kërkojn edhe Shtetet e QUINT-it, dhe instanca e mekanizma finanaciar të BE-së.

Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit Serb në Kosovë,Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, është në interes të Kosovës, të mos zbrapsen, por do të duhej   të zbatohet Rregullorja, e Bankës Qendrore të Kosovës, për ndalimin e përdorimit të dinarit Serb në Kosovë.

Nëse lejohet përdorimi i dinarit Serb në Kosovë, atëherë edhe valuta Kombëtare e Shtetit Shqiptarë, pse të mos lejohet të përdoret edhe në Luginës e Preshevës.   

 © Refik HASANI                                                                                               30.01.2024

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota