E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Në edicionin e dhjetë tradicional “Jubilar”, “Ora e Maleve”, pjesëmarrës do të jetë Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta

Më 24 nëntor 2018, në qendrën e Kulturës në Rozhajë, do të mbahet edicioni i dhjetë tradicional “Jubilar”, “ Ora e Maleve”, i cili i kushtohet refugjatëve të vrarë në Husaj, të Rozhajës, gjatë pranverës së vitit 1999.

Ky manifestim ka për qëllim të senzibiloi opinionin e gjerë rreth kësaj ngjarje dhe shënohet me manifestim kulturorë.

Siç njofton organizatori i edicionit “Ora e Maleve”, z. Ali Daci, kësaj radhë ky manifestim është i veçantë pasiqë pjesëmarrës në këtë manifestim, pjesëmarrjen e ka konfirmuar shkëlqesia e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë. z. Ilir Meta, me bashkëpunëtorë.

Pjesë e Delegacionit shqiptar, do të jenë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi si dhe këshilltarët e Presidentit, Flamur Gashi dhe Tedi Blushi.

Pjesëmarrës në këtë manifestim do të jenë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, z.Skënder Durmishi si dhe kryetarët e komunave fqinje të Pejës, Istogut dhe Petnicës.

Ky manifestim mbahet në prag të 28 Nentorit, Ditës së flamur dhe 550 Vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut.

Të ftuar në këtë manifestim janë 25 poet nga mbarë hapësira shqiptare.

Me këtë rast regjisori Durim Kryeziu, do të shfaqë pjesë filmike nga krijimtaria e tij artistike dhe po ashtu do të ketë edhe program të gjerë kulturo-artistik.

Albert Camaj

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota