“Ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve mund të jenë një përshkallëzim të rrezikshëm” , komenton për D.W. Johanna Deimel, eksperte e Ballkanit pranë Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore.
Johanna Deimel, eksperte për Ballkanin dhe nëndrejtore e Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore
Ndryshimet e kufijve kanë qenë gjithmonë një vijë e kuqe për BE-në dhe Uashingtonin. Atashimi i Preshevës përmendur nga presidenti Thaçi “me një taktikë retorike” faktikisht do të thotë shkëmbim territoresh me pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin: për Maqedoninë, që sapo ka marrë ftesën e antarësimit në NATO, për Bosnjen dhe Hercegovinën dhe për serbët, që jetojnë në jug të lumit Ibar në Kosovë.



