E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NATO po punon në hapjen e hapësirës së ulët ajrore të Kosovës

Kosova dhe Serbia, në fillim të javës së kaluar kanë nënshkruar Letrat e Synimit, me të cilat parashihet vendosja e një linje të drejtpërdrejtë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se aleanca ushtarake po punon për hapjen e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovë.

“Ekziston një proces, i cili lehtësohet nga NATO-ja dhe e adreson këtë çështje. Shpresoj se do të gjejmë mënyra për t’u pajtuar për rihapjen e hapësirës së ulët ajrore dhe në këtë mënyrë të mundësojmë trafikun e drejtpërdrejtë ajror midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Stoltenberg të mërkurën në Bruksel.

Kosova dhe Serbia, në fillim të javës së kaluar kanë nënshkruar Letrat e Synimit, me të cilat parashihet vendosja e një linje të drejtpërdrejtë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo linjë do të operohej nga kompania ajrore gjermane, Lufthansa.

Marrëveshja është mirëpritur menjëherë nga aleanca e NATO-s.

Linja e drejtpërdrejtë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë më 1999 pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me Marrëveshjen Ushtarake-Teknike të vitit 1999 dhe me ligjet aktuale të Kosovës, për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës përgjegjëse është NATO-ja, përkatësisht komandanti i misionit të KFOR-it.

Pajtimi i NATO-s, është i domosdoshëm për rihapjen trafikut ajror midis Prishtinës dhe Beogradit, dhe Stoltenberg konfirmoi se “po punohet shumë për ta arritur këtë pëlqim brenda NATO-s”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota