E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NATO: Greqia dhe Turqia do të fillojnë negociatat mbi krizën në Mesdhe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të fillojnë “negociatat teknike” për të ulur rrezikun e incidenteve ushtarake në Mesdheun lindor.

Në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të NATO-s, Stoltenberg deklaroi se ai ka biseduar me udhëheqësit e Turqisë dhe Greqisë. Dy vendet anëtare të Aleancës kanë mosmarrëveshje në lidhje me të drejtën për të kërkuar rezerva të naftës dhe gazit në atë zonë.

Anijet turke në Mesdhe.

LEXONI EDHE KËTË:

Greqia dhe Qiproja kërkojnë reagim më të ashpër të BE-së ndaj Turqisë

“Greqia dhe Turqia janë aleatë të vlerësuar dhe NATO është një platformë e rëndësishme për konsultime për të gjitha çështjet që prekin sigurinë tonë të përbashkët”, tha Stoltenberg.

Sidoqoftë, një zyrtar grek menjëherë mohoi që është arritur një marrëveshje, duke thënë se Turqia së pari duhet të tërheqë anijet luftarake nga zona në Mesdheun lindor.

Ankaraja ende nuk ka reaguar ndaj deklaratës së Stoltenbergut.

Turqia njoftoi të enjten (3 shtator) se Rusia do të mbajë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor nga data 8 deri më 22 shtator dhe nga 17 deri më 25 shtator në zonën ku ndodhen anijet turke.

Është e paqartë pse Turqia, e cila është një anëtare e NATO-s, shpalli mbajtjen e stërvitjeve në emër të Moskës, edhe pse të dyja vendet kanë forcuar ndjeshëm lidhjet ushtarake, politike dhe ekonomike në vitet e fundit, raporton AP.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota