E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mustafa: LDK-ja nuk bëhet pjesë e “unifikimit” pa besim reciprok

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e refuzoi ftesën e udhëheqësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, që të bëhet pjesë e “unifikimit” të spektrit politik, sa i përket çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Mustafa tha se nuk i takon Veselit që të unifikojë spektrin politik.

“Unë konsideroj se ai (Kadri Veseli) më së pari nuk është strumbullari i këtyre çështjeve, sepse ai është vetëm spiker, është vetëm drejtues i seancave të Kuvendit dhe kryetar i një partie politike. Unë mendoj se ai duhet t’i përmbahet atij autoriteti që ka. Ai nuk e ka kompetencën e unifikimit. Kjo i bie një institucioni tjetër, i cili duhet ta bëjë këtë punë, por i cili s’e ka bërë sepse e ka filluar keq procesin”, tha Mustafa.

“Nuk do të ketë konsensus. Në asnjë rast, për konsensus nuk mund të flitet. Ne jemi duke u angazhuar për një pajtueshmëri të gjerë lidhur me një platformë për dialogun, por nuk mund të ketë pajtueshmëri nëse dikush me çdo kusht dëshiron ta mbajë karrigen e vet dhe pushtetin dhe akuzon opozitën pse nuk po bëhet pjesë e proceseve, të cilat ata nuk mund t’i çojnë përpara”, tha Mustafa.

Mustafa tha se gjatë takimit që ka pasur javën e kaluar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Matthew Palmer, i është kërkuar që LDK-ja të bëhet pjesë e dialogut, por lideri i LDK-së tha se “nuk do të bëhen bisht” i PDK-së apo partive që, sipas tij, kanë abuzuar bashkëpunimin me LDK-në

“Ne nuk mund të hyjmë pa parime (në procesin e dialogut) dhe pa besim reciprok. Zoti Palmer ka kërkuar që ne të gjithë ta japim kontributin tonë në këtë proces. Unë konsideroj se kontributi në këtë proces duhet të jetë i vlefshëm dhe për të mirën e Kosovës, në qoftë se ne së pari i përcaktojmë synimet tona dhe çka duam ne nga ky proces”, tha Mustafa.

LDK-ja, sipas Mustafës, dëshiron që procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ta udhëheqë një qeveri e shumicës.

Sipas Mustafës, qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, nuk e ka legjitimitetin e duhur.

Siç tha ai, as presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është i mandatuar nga Kuvendi i Kosovës që të udhëheqë me këtë proces.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota