Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për “Bloomberg” tha se shkalla e vaksinimeve kundër Covid-19 varet nga disponueshmëria e vaksinave, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të shmangur vonesat e mëtejshme në shpërndarje.
Ai vuri në dukje se Greqia e ka menaxhuar më mirë trajtimin e pandemisë në krahasim me vendet e tjera dhe se injektimi i dozave po ecën me një ritëm të përshpejtuar.
“Ne jemi shumë të varur nga numri i vaksinave që marrim nga Evropa. Unë pres që numri i vaksinave, të rritet ndjeshëm”, deklaroi ai.



