E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mirosllav LAJÇAK e Gabriel ESCOBAR, do të duhej trajtojn edhe Krahinën shqiptare në Serbi!?

I ngarkuari i BE-së së bashku më të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të duhej të trajtojn duke e vizituar  krahinën shqiptarë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, pasi kjo krahinë është Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën.

Shqiptarët kan të drejtë sikurse pakica Serbe në Kosovë të shfrytëzoj të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë dhe Parlementi i Serbisë do të duhej të përbëhet nga dy dhoma.

Të gjithë të ngarkuarit e BE-së nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Nuk kan trajtuar diskriminimin, pasivizimin dhe pastrimin etnik, nuk e kan trajtuar mungesën e një Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.

BE-ja, këmbngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por kan harruar luftën e UÇPMB-ës dhe Marrëveshjen e Konçulit, pasi që Shqiptarët në Republikën e Serbisë, sivjet kan jubileun tri dekada nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992 – 1 e 2 Mars 2022.

Edhe kësaj krahine i takojn  mjete për arsim, kulturë, informim, dhe të investohet në zhvillimin ekonomik.

Ne shqiptarët në Republikën e Serbisë,  jemi të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe ky është një pastrim etnik. Asgjë më shumë, po jo të  kemi dy standarde.

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z.Mirosllav LAJÇAK dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel ESCOBAR,në mbylljen e bisedimeve Beogra-Prishtinë  nuk mund të mbetët çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.

Shkruar nga Refik Hasani

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota