E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Merkel: T’i japim Ballkanit perspektivë evropiane

Kancelarja gjermane, paralajmëroi të dielën për rreziqet që sjell braktisja e rendit ndërkombëtar të pasluftës në favor të proteksionizmit, duke shprehur kundërvënin e saj të hapur ndaj qëndrimit të administratës amerikane në këtë çështje.

Angela Merkel tha se ndërsa institucionet si Këshilli i Sigurimit i OKB-së kanë nevojë për reforma, shkatërrimi i tyre “pa krijuar diçka të re” do të ishte “shumë i rrezikshëm” dhe një kërcënim për “rendin tonë paqësor”.

Ajo i bëri komentet në një simpozium politik europian në bazilikën e Manastirit Ottobeuren.

Zonja Merkel tha se për të hequr qafe migracionin e paligjshëm dhe kontrabandistët apo trafikantët, “ne duhet t’u japim vendeve afrikane një perspektivë zhvillimi”.

“Jam thellësisht e bindur se kjo është e mundur,” tha ajo.

“Për hir të paqes, – tha zonja Merkel, – ne gjithashtu duhet t’u japim vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë e anëtarësimit, edhe pse kjo është e ndërlikuar.”

“Kur ndonjëherë lexoj raportet e agjencive tona mbi çështjen e korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe unë shqetësohem,” tha kancelarja gjermane.

“Por kur mendon se çfarë lufte ka patur atje pak kohë më parë dhe sa e brishtë është situata, atëherë është në interesin tonë strategjik t’u japim këtyre vendeve një perspektivë evropiane, edhe pse përsëri kjo do të kërkojë një numër vitesh,” tha ajo.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota