E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Merkel: Përparimi në marrëdhëniet BE-Turqi është në interes të të dyja palëve

Pas samitit të BE-së në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, Merkel përsëriti mbështetjen e saj për deklaratën përfundimtare të BE-së të vendosur para 14 ditëve mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor

Berlin- Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor, tha se përparimi në marrëdhëniet Bashkimi Evropian (BE)-Turqi është në interes të të dyja palëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel, pas samitit të BE-së në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, në një konferencë për media, përsëriti mbështetjen e saj për deklaratën përfundimtare të BE-së të vendosur para 14 ditëve mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Ajo kritikoi vendimin e Turqisë mbi dërgimin e anijes së kërkimeve Oruç Reis sërish në rajon, duke e cilësuar si të trishtuar dhe të panevojshëm dhe pretendoi se kjo nuk ul tensionet, por i rrit.

Kancerlarja gjermane tha se BE dëshiron të përparojë në kuadër të axhendës pozitive. Merkel duke pohuar se Ankaraja duhet të përmbahet nga “hapa provokuese” tha se “Në axhendën tonë duhet të punojmë mbi pjesën pozitive. Përparimi në marrëdhëniet BE-Turqi është në interes të të dyja palëve”.

Merkal tha se kanë anuluar samitin e politikave kineze që planifikohej të zhvillohet në muajin nëntor në Berlin për shkak të rritjes intensive të rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota