E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Merkel: Ballkani Perëndimor është vendimtar për stabilitetin e gjithë Bashkimit Evropian

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj të shtunën në Maqedoni ka folur edhe për për mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se “stabiliteti nga pikëpamja e Gjermanisë dhe Evropës, ne kemi më së shumti interes për rajon stabil. Kur shikoni në hartë, e dini se Ballkani Perëndimor është vendimtar për stabilitetin e gjithë Bashkimit Evropian”.

Sipas saj “integriteti territorial është një pikënisje e rëndësishme në mënyrë që të ketë bashkëpunim kur të gjitha shtetet e Ballkanit të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”.

Merkel ka vizituar Shkupin, në prag të mbajtjes së referendumit për emrin në Maqedoni.

Ajo ka ftuar qytetarët e këtij shtetit që më 30 shtator të dalin dhe të votojnë për të ardhmen euroatlantike të vendit të tyre.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota