E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Me rastin e mbajtjes së protestës paqësore me mbështetje gjithëpopullore, ku Serbia vazhdon diskriminimin në vendbanime shqiptare

-Nën organizimin e Këshillit Organizativ te Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovë, në bashëkpunim me Unionin Shqiptar i Shoqërisë Civile-

___________________

Nga REFIK HASANI

Të nderuar pjesëmarrës nga gjithë hapsirat tona shqiptare,

Ju drejtohem bashkëvendasëve këtu nga Kryeqendra e Kosovës-Prishtina, prandaj para së gjithash, më lejoni që në këtë protest paqësore me mbështetje gjithëpopullore të shprehim e manifestojm në mbrojtje të trojeve stërgjyshore të Rajonit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Ne Shqiptarët, në Serbi jetojm në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik.

Ndaj nesh Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim të së drejtës në përfaqësim proporcional me numrin e banorëve, aktualisht jemi si një ndër Rajonet më të pazhvilluara dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, një tretman që ka prekur kufinjtë e segregacionit, racizmit dhe aparteidit, dhe i themi:

STOP-Diskriminimit përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit,

STOP-Diskriminimit në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime

Në këtë protest paqësore me mbështetje gjithëpopullore, ngrisim zërin e artikuluar që të pranohet vullneti i shprehur në mënyrë plebishtare Referendumi i datës 1 e 2 mars 1992, kërkojm zbatimin e marrëveshjes së Konçulit, në jetësimin e marrëveshjes për formimin e Bashkësive të komunave të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, kërkojm kthimin e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.

Ne, nga Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, më së shumti kemi arsye të protestojm, të ndalen kurdisjet e gjygjeve politike ndaj Ushtarëve të UÇPMB-ës, që të lëvizim lirshëm dhe Beogradi të demilitarizoj dhe heqë bazat e shumta ushtarake nga vendbanimet shqiptare veçmas me zonat kufitare me Republikën e Kosovës, të cilat prodhojn pasiguri dhe presion të vazhdueshëm për shpërngulje.

Nga kjo protest paqësore, apelojm tek mekanizma e instanca të BE-ja, të vlen Reciprociteti, se të drejtat e njëjta të cilat do t’i kenë serbët në Kosovë, duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Serbi, kështu të mbrojn të njëjtat standarde edhe për Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, të vizitojn e rrisin prezencën dhe monitorimin si OSBE-ja duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive,shqiptarët nga Krahina e Sanxhakut dhe Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, të përfaqësohen me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.

Të nderuar të pranishëm,

Prishtina dhe Tirana zyrtare, kan obligim kombëtarë, me politika proaktive, dhe të përfaqësojn interesat edhe të kësaj krahine përmesë një platforme të përbashkët, kur është në pyetje Referendumi i datës 1 e 2 mars 1992, kryengritja e aramatosur e dhe sakrifica për liri e UÇPMB-ës,etj

Subjektet politike gjithnjë të jen dhe të paraqiten me kërkesa të artikuluara dhe me qëndrim të unifikuara.

Lavdi të gjithë të rënëve e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirin dhe mbajtjen gjallë të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.

Prishtinë, 23 tetor 2023

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota