E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Më 8 shkurt në Shkup nënshkruhet marrëveshja për vaksinën kineze

Maqedonia e Veriut të hënën (08 shkurt) nënshkruan marrëveshjen me autoritetet kineze për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të shtunën ka bërë të ditur edhe metodologjinë e vaksinimit të popullatës, por pa saktësuar se kur mund të arrijnë dozat e para të vaksinës kineze.

“Dozat e siguruara do të shërbejnë për vaksinimin e 100 mijë personave. Të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësor dhe personat e moshuar mbi 70 vjeç. Pikat e vaksinimit do të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Kjo vaksinë është e sigurt sikur edhe të gjitha vaksinat tjera”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë në një konferencë për media në Shkup.

Sipas planit të ministrisë, në fazën e dytë do të vaksinohen personat mbi 65 vjeç, ata të moshës nga 18 deri 64 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje të tjera, farmacistët, stomatologët, të punësuarit në Kuvend, në Qeveri, gazetarët, si dhe punonjësit e institucioneve arsimore dhe në kopshte të fëmijëve.

“Imunizimi është arma më e fuqishme në luftën kundër virusit. Por, duhet të respektohen masat tjera shëndetësore nga ana e qytetarëve, si mbajtja e maskës, distanca fizike, të cilat së bashku me vaksinimin do të mundësojnë mbrojtjen më të mirë nga COVID-19 dhe kapërcimin e pandemisë”, ka deklaruar Filipçe./ REL

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota