
Fahran Haq
Kosovë-Serbi – Korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh si zgjidhje? OKB: Inkurajojmë Prishtinën dhe Beogradin të flasin për propozimet e bëra.
Kohët e fundit po artikulohet si opsion eventual zgjidhjeje një shkëmbim territoresh, apo sikurse e quan presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervista për mediat, një korrigjim i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kombet e Bashkuara inkurajojnë Prishtinën dhe Beogradin të flasin për propozimet e bëra për ndryshim kufijsh apo territoresh. Fahran Haq zëvendëszëdhënësi i shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm tha i pyetur nga Deutsche ëelle në Nju Jork tha, se: “Nuk kemi ndonjë deklaratë zyrtare për të bërë. Por ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit, që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje”.



