E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Maqedonia e Veriut shtyn me 6 muaj gjendjen e krizës

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, covid-statistikën ditore e së Hënës e ka publikuar disa minuta para mesnate. Sipas raportit më të fundit të autoriteteve shëndetësore ishin shënuar 336 raste të reja dhe 32 viktima, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1763, kurse atë të infektuarve në afro 62 mijë. Në arsyetimin e vonesës, MSH-ja kishte njoftuar se punonjësit shëndetësor përballen me presione të ndryshme, kurse opozita ka akuzuar për manipulime dhe fshehje të shifrave.

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar propozimin e Shtabit të Krizës dhe do t`i propozojë Kuvendit që gjendja e krizës të vazhdohet edhe për 6 muaj.

Maqedonia e Veriut ka rezervuar rreth 830 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, përmes mekanizmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të mjaftueshme për imunizim të rreth 20% të popullsisë. Në qoftë se në vendet e BE-së sasitë e para priten në muajin dhjetor, në Shkup, vaksina mendohet se do të arrijë deri në mars të vitit të ardhshëm.

Pas komplikimeve nga virusi COVID-19 sot në mëngjes ka ndërruar jetë Enver Maliqi, biznesmeni i njohur shkupjan, që aktualisht po kryente edhe detyrën e zëvendëskryetarit të Qytetit të Shkupit dhe ishte Konsull Nderi i Meksikës.

Siç bëhet e ditur, Maliqi ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin “Sistina” në Shkup. Ai paraprakisht ishte kuruar në Klinikën për sëmundje infektive. Sipas spitalit “Sistina”, Maliqi ishte sjellë në gjendje të rëndë dhe se mjekët gjatë tërë natës kanë tentuar që ti shpëtojnë jetën, por ka qenë e pamundur.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota