E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Maqedonia e Veriut nga 12 tetori hap kufijtë me Kosovën

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të martën, ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për hapjen e kufijve me shtetet e rajonit, pa testin PCR.

Testi virologjik me metodën PCR tregon nëse koronavirusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 12 tetor dhe përfshin Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Të hënën Ministria e Shëndetësisë, kishte njoftuar se propozimi i Komisionit për hapjen e kufijve është marrë bazuar në analizat epidemiologjike, sipas të cilëve për momentin nuk ka indikacione, apo numër të lartë të rasteve me COVID-19, që janë sjellë nga këto vende.

“Bazuar në të dhënat momentale, nuk ka rrezik për hapjen e kufijve. Në Bashkimin Evropian, lëvizja e qytetarëve bëhet pa testin PCR”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se vendimi për hapjen e kufijve – pa testin PCR – ka pasuar një nismë rajonale për lehtësira mes shteteve dhe duke marrë parasysh gjendjen thuajse të njëjtë epidemiologjike.

“Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut pasi kemi një rajon të vogël ndërsa shifrat thuajse janë identike.Ne nuk duam të jemi të izoluar nga rajoni. Nëse rajoni është i hapur, edhe ne duhet, jemi shteti i vogël dhe i lidhur me rajonin”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Vendim të ngjashëm pritet të miratojnë edhe qeveritë e shteteve të rajonit që hapja e kufijve pa testin PCR të ndodhë njëkohësisht mes gjitha shteteve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota