E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Maqedonia e Veriut kërkon ndihmën e BE-së dhe NATO-s pas shpërthimit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të enjten ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-së për hetimin e zjarrit, i cili të mërkurën shpërtheu në spitalit modular në Tetovë, dhe për pasojë vdiqën 14 pacientë të sëmurë me koronavirus ndërsa 12 të tjerë u lënduan.

Zëvendëskryeministri maqedonas, Artan Grubi, tha se vendi ka nevojë për ndihmë të ekspertëve “për një hetim sa më të shpejtë dhe më të thellë që të mos lihet asnjë fije dyshimi apo të zbardhet gjithçka lidhur me këtë rast”.

Ai u prononcua edhe për vërejtjet që ishin paraqitur nga drejtuesit e Spitalit të Tetovës qysh në muajin prill për lëshime gjatë ndërtimit të këtij spitali.

Por, zëvendëskryeministri Grubi tha se në mbledhjen e Qeverisë është konstatuar se spitali ishte ngritur bazuar në standardet e nevojshme.

“Ky qëndrim u shpalos sot në mbledhjen e Qeverisë nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori ka dhënë sqarimet e duhura dhe vërejtjet e tij rreth spitalit modular në Tetovë. Bëhet fjalë për çështje teknike, këtë e tha drejtori dhe e konfirmoi edhe Ministri i Shëndetësisë për vërejtjet në muajin prill. Ministria tashmë ka dalë me qëndrimin se Qendra modulare ka qenë e ndërtuar me të gjitha standardet e nevojshme”, ka deklaruar mes tjerash zëvendëskryeministri Grubi.

Zjarri i së mërkurës besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit.

Autoritetet kanë shpallur tri ditë zie si pasojë e këtij incidenti.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota