E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Maqedonia e Veriut e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka vendosur qeveria maqedonase.

Sipas një dekreti të Qeverisë së Maqedonisë Veriore, pajisjet mbrojtëse në fytyrë duhet të vishen në të gjitha hapësirat publike të mbyllura, ku ka më shumë njerëz, siç janë tregjet, dyqanet, bankat, zyrat postare, institucionet shtetërore dhe shëndetësore, transporti publik.

Në hapësirën e hapur, maska duhet të vendosen në tregje dhe vende ku nuk ka mundësi të mbahet një distancë fizike prej dy metrash.

Qytetarët nuk oblifohen t’i vendosin ato kur janë në oborret e tyre, në biçikletë, kur luajnë sporte individuale ose ngasin makinën.

Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, janë regjistruar 28 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, që konsiderohet shifër e ulët nëse merret në konsideratë numri i testeve që janë kryer – gjithsej 660.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi në Shkup.

Bëhet fjalë për një person të moshës mbi 65 vjeç, që kishte edhe probleme tjera shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut është 56.

Numri i të infektuarve ka arritur në 1,259, ndërsa mbi 200 është numri i të shëruarve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota