E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja për qeverinë teknike

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë arritur marrëveshje për ministrin teknik për Punë të Brendshme. Naqe Çulev është propozimi i VMRO-DPMNE-së. Pas konsultimeve telefonike me Kryeministrin Zaev dhe liderin e BDI-së Ahmetin, nga opozita kanë njoftuar se Çulev është një kandidat mbipartiak.

Me këtë kompletohet përbërja e Qeverisë Teknike që duhet t’i zbatojë zgjedhjet e 12 Prillit. Lideri i opozitës Mickoski, tha sot se detyra e ministrit të ri të Brendshëm do të jetë të sigurojë ambient demokratik për zgjedhje, por edhe, siç u shpreh, të nxjerrë në dritë të “palarat” e Kryeministrit Zaev dhe qeverisë.

“Të sigurohen kushte për zgjedhje parlamentare fer dhe demokratike, të krijojë staf të personave me të cilët do të bashkëpunojë, dhe pastaj tërë të “palarat” e Zaevit dhe Spasovskit  t`i nxjerrë në publik”.

Sipas paralajmërimeve, nesër Kryeministri Zoran Zaev do të dorëhiqet, kurse Presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet t`ia besojë mandatin Oliver Spasovskit, i cili u emërua Kryeministër teknik i qeverisë kalimtare që duhet t`i organizojë zgjedhjet e 12 Prillit. Parlamenti nesër deri në mesnatë pritet të votojë Qeverinë Teknike.Ù

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota