E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mali i Zi, shqiptarët mund ta përdorin pa kushte flamurin e tyre

Me mbështetjen e shumicën në parlamentin e Malit të Zi u miratua ligji për simbolet kombëtare i hartuar nga ministria e Pakicave. Ligji garanton përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe hedh poshtë neni 23, për rendin dhe qetësinë publike, i cili u ndalonte pakicave kombëtare përdorimin lirisht të simboleve kombëtare, përfshirë flamurin shqiptar.

Përdorimi i simboleve kombëtare të pakicave ishte një problem i vazhdueshëm në Mal të Zi dhe ishte bërë objekt debatesh mes forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë.

Duke u bazuar në ligjin mbi rendin e qetësisë publike, vitet e fundit janë gjobitur shumë shqiptarë të Malit të Zi, që kishin përdorur flamurin shqiptar.

Në Mal të Zi krahas malazezëve e shqiptarëve, jetojnë serbë, boshnjakë, kroatë dhe romë. Të gjithë ata sipas kushtetutës së Malit të Zi, kishin të drejtë të përdorimin flamujt e tyre, por sipas ligjit për rendin publik, përdorimi i simbolit kombëtar duhet të bëhej krah flamurit malazez. Me ligjin e Malit të Zi për rendin publik, një qytetar që tregonte publikisht një flamur, stemë ose një simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitej me 100 deri 500 euro ose me burgim deri në 30 ditë.

Miratimi i këtij ligji i jep fund praktikës që kushtëzon shfaqjen dhe përdorimin e flamurit e simboleve kombëtare. Ligji garanton gjithashtu shënimin e festës kombëtare në ato komuna ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota