E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Majlinda Bufi i kushton vëmëndje të veçantë delegacionit të grave të “Krushës” nga Rahoveci

Fahrije Hoti, zonja nga fshati Krushë e Madhe, që mbeti e vejë bashkë me rreth 200 gra të tjera të fshatit si pasojë e luftës së fundit në vend, janë pronare të objektit të ri për Kooperativën “Krusha” të cilën ajo e themeloi vite më parë në përpjekje për të rritur dy fëmijët e saj.

Aktualisht në kooperativën “Krusha” punojnë 60 gra të tjera të fshatit, të cilat ndajnë fatin e njëjtë me zonjën Fahrije.

Ndërtimi i objektit është financuar 70 përqind nga Bashkimi Evropian dhe 30 për qind nga kontribuues vullnetar të disa bizneseve vendore, të koordinuara nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Historia e zonjës Fahrije e realizuar përmes një filmi të metrazhi të gjatë nën titullin “Zgjoi”, së fundmi u bë fituese e tri çmimeve në një prej festivaleve më prestigjioze Sundance në Amerikë.

Gratë e Kooperatives Bujqesore “Krusha”, të udhëhequra nga znj. Fahrije Hoti, janë në dijeni dhe vlerësojnë perpjekjet e kryetares së bashkisë së Roskovecit Znj. Majlinda Bufi për zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e grave ne këtë sektor.
Me ketë rast, ato dëshirojnë te realizojme një vizite në Bashkinë e Roskovecit për të ndarë përvojat e tyre, për të mësuar më shume rreth praktikave të suksesshme dhe për të diskutuar mundësitë e një bashkëpunimi të mëtejshëm.

“Jemi te bindura se një takim i tillë do te ishte i dobishëm për të dyja palët dhe do të ndihmonte në forcimin e lidhjeve mes nesh”- shprehet Fahrije Hoti.

Kryetaria e bashkisë së Roskovecit zonja Majlinda Bufi, është entuziaste që këto zonja jo vetëm e duan buqësinë por janë një dëshmi se me forcë e të palëkundura nga vështirësitë e jetës, ja kanë dalë mbanë. Takimi do të zhvillohet në zyrën e kryetares Bufi, ku ato do të njihen me njëra tjetrën, por edhe me buqësinë që ky qytet ofron për blegtorët dhe fermerët.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota