E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Lutfi Haziri flet për çmimin e pranuar nga Donald Trump

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Gjilanit, ka folur edhe për çmimin që u raportua se ai ka pranuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ai ka thënë se posedon edhe certifikata tjera nga guvernatorë amerikanë, që u jepen shtetasve amerikanë.

“Unë kam certifikatë që jep guvernatori i shtetit të caktuar për shtetas amerikanë, me tituj amerikanë, që na kanë dhënë jo vetëm mua por gjithë delegacionit prej dhjetë vetash, gjatë vizitës te ai guvernator”, tha Haziri duke treguar se ai vetë nuk ka nënshtetësi amerikane.

I pari i Gjilanit ka thënë se ambasada amerikane është duke e zbardhë gjithë procesin, nëse ka pasur ndonjë parregullsi.

“Nominimin nuk kam pasur të drejtë të refuzoj, por jam në pritje të vendimit të bordit për të konfirmuar legjitimitetin e këtij procesi, por unë nuk e kam kërkuar këtë çmim, nuk mund të refuzoj diçka që më kanë sjellë në shtëpi”.

I bindur se çmimi që ka pranuar është legjitim, nënkryetar i LDK-së ka mohuar të ketë paguar para“Nuk kam paguar asnjë centë, dhe besoj se është një çmim legjitim”, deklaroi Lutfi Haziri.(BotaPress).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota