E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Lugina për Kosovën është Kosovë

Nga Ardita SINANI

Për dekada, shqiptarët e Luginës – Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës – kanë jetuar nën hijen e harresës institucionale dhe mungesës së mbështetjes konkrete. Por sot, falë Qeverisë Kurti, ky realitet ka ndryshuar rrënjësisht.

Një qasje gjithëpërfshirëse dhe strategjike është ndërtuar mbi projekte konkrete, investime të qëndrueshme dhe angazhim kombëtar të pandalshëm për shqiptarët e Luginës.

Mbështetje financiare konkrete:

2022: 2 milionë euro

2023: 2 milionë euro

2024: 3 milionë euro

2025: 4 milionë euro

Këto fonde kanë për qëllim përmirësimin e çdo fushe: arsimin, kulturën, sportin, mbrojtjen e të drejtave dhe zhvillimin ekonomik.

Prioritet i brezave të ardhshëm:

Libra falas për rreth 4,000 nxënës të arsimit fillor për tri vite rresht.

107 bursa të ekselencës për studentët më të dalluar.

1,234 bursa solidariteti për nxënës dhe studentë.

Mundësi për praktika profesionale në institucionet e Kosovës.

Trajnime falas për mësuesit në Luginë.

Ruajtja dhe promovimi i kulturës shqiptare:

Financimi i 75 projekteve që mbështesin trashëgiminë kulturore dhe gjuhën shqipe.

Mbështetje për tre televizione shqip, që sigurojnë platforma për informim dhe edukim.

Shkolla sportive për sportet më të dashura si futbolli, basketbolli, boksi dhe atletika.

Projekte për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Lobimi Ndërkombëtar:

Diskriminimi dhe pasivizimi i adresave janë ngritur në nivelet më të larta ndërkombëtare: në Senatin dhe Kongresin Amerikan, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Lugina është bërë temë diskutimi në qendra të rëndësishme si Brukseli, Berlini, Uashingtoni dhe New York-u.

Trajtim i barabartë për çdo shqiptar të Luginës:

Shqiptarët e Luginës të padokumentuar pajisen me shtetësinë e Kosovës pa pengesa pas dy dekadash.

Pronat e tyre regjistrohen me lehtësi, duke garantuar stabilitet dhe siguri pronësore.

Shërbimet shëndetësore të barabarta me qytetarët e Kosovës.

Trajtim i barabartë i studentëve të Luginës në Kosovë.

Fuqizimi i grupeve më të cenuara:

Mbështetje për 953 fermerë shqiptarë për zhvillimin e bujqësisë. Mjetet i janë bartur KKSH.

Projekte për fuqizimin ekonomik të grave dhe të rinjve.

Ndihmë konkrete për fëmijët me nevoja të veçanta.

Politikat e Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe vizionit kombëtar.

Falë këtyre përpjekjeve, Lugina nuk është më një çështje e lënë pas dore, por një prioritet kombëtar i trajtuar me seriozitet.

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës sot gëzojnë mbështetje të prekshme, dinjitet dhe barazi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota