E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Limaj pohon se Nisma e ka kaluar pragun

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përsëritur qëndrimin se partia e tij, në koalicionin me AKR-në e PD-në, ka kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind në zgjedhjet e 6 tetorit.

Edhe pse sipas të dhënave publike, kjo parti është nën prag, Limaj ka thënë se sipas rezultateve aktuale, Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit.

“Nisma dhe koalicioni është parti parlamentare”, ka thënë ai duke vazhduar se procesi zgjedhor kishte nisur mirë më 6 tetor, por “problemet u shfaqën në pjesën e dytë të zgjedhjeve”.

“Të flas për procesin si tërësi. Dita e zgjedhjeve, ishte ditë jashtëzakonisht e mirë, kur procesi u var nga qytetarët që iu përgjigjën obligimit. Pati dalje masive, ishte dalja më e madhe, me ndonjë incident sporadik apo problem teknik. Dita e 6 tetorit ishte ndër ditët më të mira. Deri sa ishte i varur nga qytetarët, dalja, pjesëmarrja, votimi, gjithçka shkoi në rregull. Problemet u shfaqën në pjesën e dytë të zgjedhjeve. Problemi që hasëm ishte pas mbylljes së kutive kur nisën të vijnë rezultatet”, ka thënë ai në Rubikon.

Sipas Limajt, problemi më i madh ishte gabimi në formularët e vendvotimeve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota