E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

LDK pajtohet që Avdullah Hoti të jetë kryeministër i Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi tashmë është deklaruar se do t’i japë mandatin secilës parti që krijon shumicën parlamentare. Vetëvendosja e Albin Kurtit këtë veprim e quan antikushtetues.

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës u pajtua të enjten (23.04) që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në qeverinë e re të Kosovës. Avdullah Hoti ishte zëvëndëskryeministër në qeverinë e Albin Kurtit, por menjëherë pas mocionit të mosbesimit, Kurti e shkarkoi atë nga pozita që mbante. Emri i Avdullah Hotit, doli nga mbledhja e kryesisë së LDK-së, që pritet të marrë edhe miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, njoftoi kryetari i LDK-së Isa Mustafa. Ky i fundit tha, se “ishte qëndrim i LDK-së që ai vet të jetë kandidati për kryeministër”, por për arsye shëndetësore nuk ka mundur ta pranojë këtë nominim.

  Isa Mustafa

Vetëm pak orë më parë presidenti Hashim Thaçi, bëhet e ditur se i ka kërkuar zyrtarisht LDK-së, që t’ia dërgoi atij emrin e mandatarit për krijimin e qeverisë pasi LDK garanton që e ka siguruar shumicën parlamentare. LDK, në zgjedhjet e fundit doli partia e dytë pas Vetëvendosjes. “Pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar Qeverinë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër 5 kërkesave nga ana e Presidentit të vendit, si dhe në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme ku kreu i LDK-së, Mustafa ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së presidentit.

Presidenti e bën mandatimin pas mbërritjes zyrtarisht të emrit të kandidatit

Sapo LDK t’ia dërgojë zyrtarisht presidentit emrin e Avdullah Hotit për kryeministër, atëherë presidenti duhet ta mandatojë zotin Hoti për krijimin e qeverisë së re, mbi bazën e një afati kushtetues prej dhjetë ditëve.

Formimi i qeverisë së re të Kosovës, duhet të votohet në parlament me të paktën 61 vota për. Qeveria e re e Kosovës, pritet kështu të jetë nga LDK-së në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe dhe komunitetet e tjera joshumicë.

Qeveria e Albin Kurtit, ku ishte pjesë e saj edhe LDK, u rrëzua me mocion mosbesimi me 25 mars, mocion ky i inicuar nga vetë LDK, pas përplasjeve dhe mospajtimeve që kishin me Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti. Ky i fundit, pas rrëzimit të qeverisë së tij në parlament po kërkon zgjedhje të reja, ndërsa tentimin për krijimin e një qeverie të re pa partinë fituese po e clëson antikushtetuese. Kurti ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Gjatë pasditës së djeshme, presidenti Hashim Thaçi, pas një takimi që zhvilloi me të gjithë përfaqësuesit e partive politike deklaroi se ai do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë asaj partie politike që dëshmon se e ka shumicën në Kuvend. /D.W// Bekim Shehu/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota