E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kuvendi i Kosovës voton projektligjin për IPA 2017

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”, si dhe projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

IPA është një instrument financiar i shfrytëzuar nga Bashkimi Evropian, që ka për synim të ndihmojë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE.

Nga pjesa e parë e fondeve IPA për vitin 2017 janë ndarë 50 milionë euro.

Në mars të vitit 2014, në Kosovë ka hyrë në fuqi edhe Rregullorja IPA II për sigurimin e asistencës së para-anëtarësimit për periudhën 2014-2020, me të cilën synohet të mbështetet Kosova për përmbushjen e perspektivës së saj evropiane.

Parlamenti ka votuar edhe Projektligjin për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).

Kuvendi më pas ka vazhduar punimet me pikat e mbetura nga seanca e datës 14 shtator.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë përmes një postimi në Facebook, se me miratimin e këtyre marrëveshjeve, Kosova bëhet gati për integrim dhe është e barabartë me vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor.

“Të drejtat e njeriut, efiçienca e energjisë, ekonomia digjitale, siguria ushqimore, lidhshmëria e arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale, janë fusha ku do të përdorën fondet e Marrëveshjes së parë, ku vlera arrin në 48 milionë euro, përkrahje nga BE-ja për Kosovën”.

“Programi “Evropa për qytetarët”, përmban fonde prej 187 milionë eurove dhe synojnë të promovojnë qytetarinë aktive evropiane dhe si fokus ka autoritetet lokale, organizatat hulumtuese të politikave, grupet e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile”, ka thënë ajo.

Përveç tjerash, ajo ka deklaruar se me Programin Erasmus +, Kosova bëhet vend partner i Bashkimit Evropian dhe përfiton nga rrjete të ndryshme të mbështetjes së politikave evropiane siç janë Korniza evropiane e kualifikimeve, Eurydice, Europass dhe Euroguidance dhe platformat elektronike (eTwinning dhe EPALE).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota